(VIDEO) Mexhiti: Interpelanca mekanizëm demokratik i inicuar nga parti jo demokratike

(VIDEO) Mexhiti: Interpelanca mekanizëm demokratik i inicuar nga parti jo demokratike

Katër anëtar të qeverisë, përkatësisht zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe ministrat Ivan Stoilkoviq dhe Pançe Toshkovski si dhe zëvendësminitri i Brendshëm, Astrit Iseni nesër do të përballet me interpelancë, të dorëzuar nga deputetët e BDI-së. Mexhiti, duke komentuuar sot interpelancën e ngritur kundër tij, tha se, interpelanca është mekanizëm demokratik dhe mbështesin metoda të tilla demokratike, megjithatë ai theksoi se, ajo është inicuar nga një parti jodemokratike e cila veç më përballet me probleme të mëdha.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

VLEN-i ka programin e tij, ky program çdo ditë është në realizim e sipër, shtyllat janë vendosur të kësaj qeverie dhe në këtë drejtim po punohet, është zhvillimi ekonomik, është decentralizimi që po dëshmohet me mbështetjen e fuqishme të komunave, është lufta kundër korrupsionit, kthimi i shtetit ligjor, rezultatet tash më janë evidente, epilogu është i qartë dhe krejt tendencat për destabilizim nuk kanë qenë për popullin apo për qytetarët, por për t’i shpëtuar dretjësisë”.

I pyetur sot për mos veprimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova, e cila nuk e dekretoi ligj që licencat në çerdhe të jenë në dy gjuhës, Mexhiti tha se presidentja konteston pjesën ku thotë se provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe edhe në qytetet e pastra maqedonase. Ai pretendon se me këtë ligj, avancohet përdorimi i gjuhës shqipe.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Me ligjin të cilin e propozon ministri Fatmir Limani, garantohet në çfarë do forme që për herë të parë provimet do të jenë në gjuhën shqipe dhe licencat do të merren edhe në gjuhën shqipe, pra kjo praktikë deri më tani nuk ka qenë dhe kjo është avancim i përdorimit të gjuhës shqipe. Nuk shkon avancimi që ka kalu në Kuvend ku parashikon edhe në Strumicë, Prilep, Vallandovë ta marrin edhe në gjuhën shqipe, mirëpo garantojmë që në çdo vendbabim, çdo i punësuar shqiptar në çerdhe provimin do ta ketë në gjuhën shqipe dhe licencën do ta marrë në gjuhën shqipe”.

Kujtojmë se, ditë më parë, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova i vendosi veto dekretit për hyrjen në fuqi të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Ajo tha se këtë veprim e ka marrë në bazë të Kushtetutës së vendit, duke theksuar se, në zgjidhjen ligjore të propozuar, formulimi të paktën 20 për qind, nuk është ashtu siç është në Kushtetutë dhe ligje.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING