(VIDEO) Mexhiti: Familjen po e mbrojmë nga mafia ruso-serbo-bullgare e kazinove

(VIDEO) Mexhiti: Familjen po e mbrojmë nga mafia ruso-serbo-bullgare e kazinove

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi në Facebook ka infromuar se “sot fillon procesi i rrënimit të perandorisë së kumarit”. Ai i referohet vendimit që t’u merren licencat dy kompanive për organizimin e lojërave të fatit. Këtë dukuri, Mexhiti thotë se do ta luftojnë përmes institucioneve dhe përmes ligjeve.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

Me heqjen e licencave për dy kompani bixhozi dhe ndalimin e organizimit të lojërave të fatit nga ana e tyre, Qeveria e re sot fillon me realizimin premtimit se do ta heqim kumarin nga shtëpitë tona, nga familjet tona, nga fëmijët tanë! LLOTARIA sot është kthyer në sinonim të korrupsionit dhe pastrimit të parave të nëntokës ruso-serbo-bullgare përmes përhapjes masive të kazinove, lojërave të fatit dhe bastoreve”.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Gordana Koçoska Dimitrievska, ditë më parë tha se procedura është në Qeveri, ndërsa theksoi se dy kompanitë në fjalë nuk kanë paguar detyrime dhe taksa mbi të ardhurat personale nga fitimet e paguara. Nga Qeveria konfirmojnë se kanë pranuar propozimin nga Ministria e Financave, për të cilën ka njoftuar ministrja e finacave, e cila ka theksuar se kompanitë nuk kanë paguar as tatim personal.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING