(VIDEO) Mexhiti: Është i nevojshëm riorganizim i plotë i sistemit të shëndetësisë

(VIDEO) Mexhiti: Është i nevojshëm riorganizim i plotë i sistemit të shëndetësisë

Kemi nevojë për një riorganizim të plotë të shëndetësisë, pasi që është në gjendje shumë të keqe. Këtë e pranon ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ndërsa thekson se keqmenaxhimi i disa objekteve shëndetësore dhe jo mungesa e parave është shkaku i kushteve katastrofike në disa prej tyre.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Na duhet një riorganizim dhe sistemim i ri i të gjithë shëndetit publik. Ambjentet janë të rrënuara. Ne e shohim këtë, dhe duke punuar si neurolog u përballëm me një sërë gjërash të mangëta çdo ditë. Gjëja e parë që njoftuam ishte përditësimi i listës pozitive të barnave, tashmë jemi në përfundim të komisionit dhe të gjitha përgatitjeve dhe pritet që kompanitë të fillojnë aplikimin”

Ai paralajmëron heqjen e drejtorëve ekonomikë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa thotë se  ikja e mjekëve do të zgjidhet duke ofruar vende pune dhe paga më të larta.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Nuk është vetëm kaq. Ajo që nuk na kushton në vend është sektori juridik, ju e dini kur nuk ka drejtësi, njerëzit nuk ndihen të sigurt dhe ikin. Por ajo që mund të bëjmë është të hedhim hapa konkretë dhe kjo do të thotë të kemi një numër të saktë studentësh në vitin e gjashtë të mjekësisë, farmacisë dhe sapo të mbarojnë, atyre u garantohet menjëherë vendi i punës”

Mexhiti ka thënë se qëllimi nuk është të ndëshkohen kolegët dhe punonjësit e shëndetësisë kur ndryshohen për keqpërdorime. ”Prandaj ne fillim apelojmë, e bëjmë të ditur, pastaj i kërkojmë menaxherit të klinikës që të shkojë në komision disiplinor dhe nëse më pas nuk bëhet asgjë, do të sanksionohen menaxheri i institucionit shëndetësor dhe vetë mjeku”, ka deklaruar Mexhiti.

/SHENJA/  

MARKETING