(VIDEO) Mexhiti dhe Osmani paralajmërojnë projekte të shumta për Çairin

Kandidatët për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti nga VLEN dhe Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim për çdo ditë po vazhdojnë me parafushatën zgjedhore dhe me premtime e tyre për një jetesë më të mirë në Komunën e Çairit.
Mexhiti promovoi fasadat me efikasitet energjetik për ndërtesat në Çair. Ai njoftoi se vizioni i tyre është që çdo ndërtesë që nuk ka efikasitet energjetik të mund të aplikojë për subvencionim dhe të fitoj një fasadë të re energjetike efikase.
IZET MEXHITI, KANDIDAT PËR ÇAIRIN
‘’Me fasadat e reja do të sigurojmë banesa më të ngrohta për dimër, dhe më të freskëta në verë dhe fatura energjie dukshëm të ulëta. Çdo familje do të ndjejë përfitime të drejtpërdrejta në buxhetin e saj. Përvec kësaj Çairi do të fitojë një pamje të re të gjelbërt dhe modern”.
Mexhiti po ashtu paralajmëroi edhe katër masa të veçanta: Fondi i posatshëm komunal-ndihmesë për pensionistët, familjet më një prind dhe familjet me të ardhurat e ulëta. Shkollat të gjelbërta-renovim në institucionet arsimore. Ndalim i ndërprerjes së energjisë elektrike për kategori të ndjeshme dhe mbështëtje për komunitetet energjetike qytetare.
Ndërkaq, Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim, theksoi se do të merrë fund problemet dhe frika që shfaqin qentë endacak për qytetarët në Komunën e Çairit. Ai njoftoi se këtë vitë janë raportuar një numër i madh i sulmeve në Çair ku siç tha Osmani se MPB ka regjistruar në 3 vitet e fundit 3600 raste sulmesh nga qenë endacak prej të cilëve gati 500 janë sulme ndaj fëmijëve.
BUJAR OSMANI, KANDIDAT PËR ÇAIRIN
‘’Vizionin për Çair e kemi të qartë një zgjidhje sistematike dhe humane. Plani është i thjeshtë dhe i realizueshëm, në komunën e Çairit nuk do të ketë më qen endacak për shkak se prej ditës së parë do të bëjmë sherbimin profesional që do i mbledh ato, do i sterilizon dhe nëpërmjet bashkëpunimin ndërkomunal dhe me organizata kompetene do i trajtojmë në mënyrë më humane të mundshme dhe ky është një model i harmonizuar në standardet Europiane’’.
Osmani njoftoi se me këtë sigurojnë 3 rezultate. Së pari trajtim human, së dyti kontrolle reale mbi numrin e tyre dhe së treti më shumë siguri dhe qetësi për qytetarit e Çairit. Ai gjithashtu njoftoi se do të angazhohet që kjo zgjedhje të zbatohet në fillim të mandatit të tij.
/SHENJA/