(VIDEO) Mexhiti dhe Mickoski thonë se kushtetuesja do të heqë disa nene të ligjit të gjuhëve

(VIDEO) Mexhiti dhe Mickoski thonë se kushtetuesja do të heqë disa nene të ligjit të gjuhëve

Pas deklaratës të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë , tha se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare, vazhdojnë reagimet në opinion, ku opozita shqiptare në vend e kundërshton, ndërsa pozita e mbron.

Në të njejtën vijë me Kurtin, qendron edhe zv/kryeministri Izet Mexhiti, i cili theksoi se Kurti nuk ka thënë asgjë të veçantë. Sipas tij, ai vetëm ka thënë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por ka Ligj për gjuhët. Të njëjtën e pohoj edhe unë – se edhe deri më tani nuk ka pasur ligj të posaçëm për gjuhën shqipe, u shpreh Mexhiti, duke shtuar se ata si VLEN, jo që do ti mbrojnë të drejtat e shqiptareve , por do ti avancojnë.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Mendoj që nuk ka vend për shqetsim. Në Gjykatën Kushtetuese ka disa iniciativa, që nuk kanë të bëjnë me ligjin e gjuhëve, kanë të bëjnë me disa nene, të cilat edhe deri tash nuk janë zbatuar. Pasi e kanë dërguar vet qeveria e kaluar për mendim në Komosionin e Venecias, ka pasur edhe aprovim nga z.Osmani-ish ministër i Punëve të Jashtme, që do të apsollvohen këto nene, mirëpo ne e ndjekim, do të jemi garancë e asaj që, të drejtat e shqiptarëve, jo që do të mbrohen, por do të avancohen”.

Ndërkaq, edhe Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdon të mbro qëndrimin se pavarësisht nëse Gjykata Kushtetuese konteston tri nene nga Ligji për përdorimin e gjuhëve, shqipja nuk cenohet. Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, Mickoski tha se kushtetuesja po vepron ndaj neneve të cilët ishin rezultat i muskujve politik dhe jo rezultat i analizës dhe mundësisë për zbatim.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Nëse shohim nga ana profesionale nga Komisioni i Venecias është thënë se këto dy nene janë problematike. Nëse shohim në aspektin funksional edhe tani këto 2-3 nene nuk aplikohen. Pema që mbillet shtrembër e tillë do të rritet. Këtë neve e kemi thënë edhe atëherë kur i miratua ligji”.

Mickoski shpalosi hollësi nga letra të cilën kohë më parë ia adresoi kreu i BDI-së. Sipas tij, Ahmeti ka kërkuar që Mickoski t’i thotë gjykatësve kushtetues të mos veprojnë mbi nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING