(VIDEO) Mexhiti dhe Gjeorgjievski të sigurtë: Ska nevojë për panikë

Kandidaturat e pavarura nuk përbëjnë problem për Izet Mexhitin dhe Orce Gjeorgjievskin, dy kandidat për kryetar komunash në zgjedhjet e tetorit.
Në një konferencë të përbashkët, kandidati i Çairit dhe ai i Shkupit thanë se Maqedonia e Veriut është vend demokratik dhe e drejta për t’u zgjedhur duhet t’u sigurohet të gjithë qytetarëve që mendojnë dhe planifikojnë t’i futen garës.
Ndonëse KSHZ-ja ka vendosur që për t’u kandiduar si i pavarur mjaftojnë dy nënshkrime, Mexhiti deklaroi se kandidatët nuk duhet të mbështeten vetëm në nënshkrime, sepse për t’u kandiduar do të duhet të sigurojnë edhe mbështetje nga votuesit sepse nënshkrimet sipas tij, nuk garantojnë fitore.
Për Gjeorgjievskin, kandidatët nuk janë problem sepse tha se personalisht e ka të garantuar fitore nga rrethi i parë.
Mevludin Imeri /SHENJA/