(VIDEO) Mexhiti: 506 pacientë kanë marrë terapi për sëmundjen e tyre nga mjekët amë

(VIDEO) Mexhiti: 506 pacientë kanë marrë terapi për sëmundjen e tyre nga mjekët amë

Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave nga “Termini Im”, 506 pacientë kanë marrë terapi për sëmundjen e tyre kronike nga mjeku i familjes si dhe janë përshkruar 1,073 barna, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Ai sot  vizitoi  poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, ku bisedoi me një pjesë të mjekëve të familjes dhe me pacientë, lidhur me avantazhet e masës së re të reformës në Kujdesin Shëndetësor Parësor. Mexhiti theksoi se kjo masë po shënon një fillim të shkëlqyer.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Procesi i punës me pacientët të cilëve u përshkruhet terapi kronike nuk është aspak i ndërlikuar, udhëzimet  qartë të shkruara në rrugët klinike e bëjnë më të lehtë për mjekët e familjes, ndaj kemi një fillim të shkëlqyer të reformës.

Mexhiti më tej shtoi se me këtë masë reforme, e cila bëri të mundur që terapia e përshkruar nga specialistët të përshkruhet tani nga mjekët e familjes, janë bërë ndryshime dhe përmirësime thelbësore për pacientët dhe profesionistët shëndetësorë.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Pacientët me diabet, astmë, SPOK, funksion të reduktuar të tiroides dhe hipertension nuk kanë pse të shkojnë në Klinikë për të vazhduar ose përshkruar terapi kronike, ata mund ta bëjnë këtë tek mjeku i familjes që e kanë prej kohësh.

Mexhiti tha se përparësitë e kësaj mase janë se pacientët nuk janë të ekspozuar ndaj shpenzimve, ata mund të marrin terapi për sëmundjen e tyre kronike tek mjeku i familjes, në vendin ku ata jetojnë. “Kjo masë reforme forcon  rolin dhe rëndësinë e mjekëve të familjes në sistemin shëndetësor”, shtoi Mexhiti.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING