(VIDEO) Mexhiti: 38 milionë denarë për përfundimin e kanalit të Haraçinës

(VIDEO) Mexhiti: 38 milionë denarë për përfundimin e kanalit të Haraçinës

Para-fushata për zgjedhjet lokale po merr hov. Zv/kryeministri dhe njëherësh kandidatë i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski dhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, ishin në lagjen Hasanbeg, nga ku inpesktuan realizimin e kanalit atmosferik në atë zonë. Ky projekt i kërkuar që moti nga banorët e Hasanbegit, Mexhiti tha se do të sjellë siguri dhe mbrojtje për banorët e Hasanbegut.

ZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

Me një buxhet 38 milion denarësh, 21 milion të siguruara nga Ministria e Ekologjisë për fazën e parë dhe 17 milion denarë nga komuna e Gazi Babës për fazën e dytë. Po ndërtojmë një kanal me gjatësi 1350 metra dhe gjerësi deri më 10 metra, që do të sjellë siguri,mbrotje dhe dinjitet për banorët e Hasanbegut”.

Para- fushatën e ka vazhduar edhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit , Bujar Osmani. Ai tha Çairi do të jetë shembull i bashkëjetesës dhe barazisë etnike, duke shtuar se shteti është krijuar si shtet multietnik.

BUJAR OSMANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

Që nga Marrëveshja e Ohrit e deri më sot, kemi mësuar se kur komunitetet respektohen, kur të gjithë ndihen të barabartë, atëherë shteti ecën përpara. Kur prishet ai ekuilibër, atëherë humbasim të gjithë. Në periudhën e fundit shohim përpjekje të rrezikshme për ta rrezikuar këtë ekuilibër. Por ne këtu, në Çair, nuk do të lejojmë askënd ta zhbëjë shpirtin e Ohrit. Detyra jonë është të ndërtojmë një shembull – shembull se si dallimet mund të jenë pasuri, e jo arsye për përçarje. Pas 19 tetorit, Çairi do të bëhet baza e bashkësisë dhe barazisë”.

Përveq konferencave për media, kandidatët gjatë natës takojnë edhe qytetarë të shumtë në lagje të ndryshme të Çairit, ndërsa nuk mungojnë as kritikat dhe akuzat për njëri tjetrin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING