(VIDEO) Meterologët paralajmërojnë shi dhe erë gjatë fundjavës

(VIDEO) Meterologët paralajmërojnë shi dhe erë gjatë fundjavës

Vala e të  nxehtit dhe temperaturat e larta do të përfundojnë të shtunën. Kështu njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.  Moti sot ishte  kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale ishin prej 14 deri në 20 gradë, kurse ajo maksimale prej 33 deri në 39 gradë Celsius me indeks UV 9. Ndërsa, në Shkup moti ishter  me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe temperaturat arrijë deri në 38 gradë.

Siç infromojnë nga DPHM, e gjithë kjo do të përfundojë të shtunën, pasi sipas tyre, në vende të caktuara do të ketë mot të keq me reshje intensive shiu për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2 për 6 orë), erë e fortë, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshërit. Nën ndikimin e një fronti atmosferik  po atë ditë  pasdite  dhe në orët e natës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Ndërkaq, nga e diela do të vijojë mot më i freskët me erë mesatare, kohë pas kohe të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Nga DPHM rekomandojnë që në rast të shkarkimeve elektrike qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING