(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë, shi, erë dhe bubullima, së shpejti edhe borë

(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë, shi, erë dhe bubullima, së shpejti edhe borë

Mot i paqëndrueshëm dhe ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike pritet të përfshijë vendin. Reshjet e dendura të shiut, era e fortë dhe rënia e shpejtë e temperaturave paralajmërojnë kushtet tipike dimërore. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike gjatë natës drejt ditës së 8 janarit, në të gjithë Maqedoninë do të ketë reshje shiu.

DPHM thekson se në shumë zona ato do të jenë të dendura dhe rrëbyese, të shoqëruara me paraqitje lokale të bubullimave dhe me erë të fortë nga drejtimi jugor me shpejtësi deri në 60 km në orë. Lokalisht pritet të bien sasi të konsiderueshme reshjesh mbi 40 litra për metër katror njofton DPHM.

DPHM

‘’Si pasojë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu, sonte dhe gjatë natës reshjet e borës dhe mbulesa e dëborës në male do të shtohen dhe do të zgjerohen, ndërsa kufiri i borës do të ulet. Ulja e mëtejshme dhe e vazhdueshme e kufirit të borës do të ndodhë nga 8 janari, kur bora do të përfshijë më shumë pjesë të RMV-së’’.

Ndërkaq sic thonë nga DPHM, në Shkup dhe rrethinë gjithashtu priten reshje të kohëpaskohshme shiu, pas here më të dendura dhe rrëbyese, të shoqëruara me erë të forcuar jugore dhe me kushte për paraqitje të rralla të bubullimave. /SHENJA/

MARKETING