(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot shumë të nxehtë me temperatura deri në 40 gradë

(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot shumë të nxehtë me temperatura deri në 40 gradë

Enti për çështje hidrometeorologjike ka njoftruar se javët në vijim do të ketë një periudhë me mot kryesisht me diell dhe shumë të ngrohtë, me rritje të temperaturës ditore, e cila kudo do të jetë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijë deri në 40 gradë. Në fillim të javës së ardhshme, pasdite, kryesisht në zonat malore do të ketë mot jostabil me reshje shiu dhe bubullimë.

ENTI PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

“Moti nesër (7 korrik) do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura deri në 38 gradë në Gjevgjeli dhe Demir Kapi. Në Shkup temperatura pritet të arrijë deri në 37 gradë”.

Nga e hëna deri  të premten e javës së ardhshme temperatura maksimale do të arrijë deri në 40 gradë celsius.

Mjekët vazhdimisht kanë rekomanduar që në ditët e ngrohta të evitohet dalja në ambient të hapur pa nevojë nga ora 11 e paraditës deri në orë 17:00 pasdite, konsumimin e lëngjeve dhe për kujdes ndaj ushqimeve të rënda.

Qeveria ka miratuar masa për lirim nga puna për gratë shtatzëna, dhe njerëzit me sëmundje kronike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING