(VIDEO) Merko në listën e zezë, Aggeler paralajmëron se lista do të zgjerohet

(VIDEO) Merko në listën e zezë, Aggeler paralajmëron se lista do të zgjerohet

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler thotë se përveç Ramiz Merkos, në “listën e zezë” të SHBA-së do të ketë edhe emra të tjerë. Ageler tha se procesi i shpalljes të një personi “non grata” bëhet me kujdes dhe bazohet në fakte.

Ageler

“Vetëm të shtoj se këto emërtime marrin kohë, ndiqen nga afër nga një proces ligjor i rishikimit, nuk merren lehtë, nuk merren shpejtë dhe në një moment të caktuar shqyrtohen një numër i emrave, pasi zyra jonë ligjore në SHBA dhe zyrat tjera rishikojnë faktet”.

E pyetur se kur pritet të shpallen emrat e tjerë, Aggeler tha se për shkak të ndjeshmërisë së procesit nuk mund të flet për kohë të caktuar.

Ageler

“Nuk mund të flas për kohë, besoj se do të ketë tjerë. Kur do të ketë, nuk mund të them, sepse ky proces është i kujdesshëm, por vetëm të theksojmë se ne SHBA  e merr  këtë shumë seriozisht”.

Ageler tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luftojnë kundër kujtdo që minon sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut. Ajo  theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë këdo që minon sundimin e ligjit,  pavarësisht pozicionit apo partisë politike. /SHENJA/

MARKETING