(VIDEO) Merko dënohet me gjobë për emërimet e paligjshme

(VIDEO) Merko dënohet me gjobë për emërimet e paligjshme

As në rastin e emërimin të paligjshëm të drejtorëve të disa shkollave, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, nuk u denua me dënim me burg, por me një gjobë prej 10 000 eurosh. Njëjtë sikur nuk ishte denuar as në rastin e blerjes së veturës luksoze në vlerë prej 67 000 eurosh, dhe për blerjen e edhe të tre automjeteve të tjera me vlerë prej 114.000 eurosh, në mungesë të provave të mjaftueshme. Pikërisht për faktin se Merko nuk kishte dënime paraprake u mor si rrethanë lehtësuese nga gjykata për denim më të lehtë në rastin me shkollat.

MARKETING

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, u shpall fajtor për veprën penale të “Punë të pakujdesshme në detyrë” dhe për këtë u dënua me një gjobë monetare prej 100 ditësh me nga 100 euro në ditë, ose gjithësej 10.000 euro, të cilat duhet t’i paguajë për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Radolishtë.

Prokuroria njoftoi se menjëherë do ta apelojë vendimin, pasi nuk është e kënaqur me të.

Ndërkohë, kundër Merkos janë edhe dy lëndë të tjera të cilat gjithahstu kanë të bëjnë me emërimin e drejtorëve në shkolla të tjera, si dhe një proces për instalimin e paligjshëm të një memoriali përpara ndërtesës komunale.

Vendimin për shkollat për Merkon e shpalli i njejti gjykatës që vendosi edhe për blerjen e veturës luksoze.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING