(VIDEO) “Merhamet” dhe “Vlera” me aktivitet në Likovë për Ditën e Autizmit
MARKETING
Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, gjatë ditës së djeshme, më saktësishtë më 2 prill, në Komunën e Likovës është organizuar një aktivitet sensibilizues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për personat me autizëm dhe nevojën për përfshirjen e tyre në shoqëri. Ky aktivitet është realizuar nga OKH Merhamet – Sektori i Mjekësisë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Vlera, të cilët theksuan rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe shoqërore për këtë kategori.
MARKETING
Të pranishmit shijuan një program të larmishëm artistik dhe argëtues, ku nuk munguan këngë, valle, vizatime dhe lojëra të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë pjesëmarrësit.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Komuna e Likovës, Erkan Arifi, i cili me pjesëmarrjen e tij mbështeti këtë nismë dhe rëndësinë e mesazhit që ajo përcjell.
ERKAN ARIFI, KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS
“Komuna e Likovës në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Vlera, në bashkëpunim me qendrën për persona me aftësi të veçanta si dhe me shoqatën huminatare Merhamet, kemi organizuar një takim të përbashkët, ku bashkarishtë të ja japim besën njësri tjetrit se të gjithë njerëzit jemi të njejtë, të gjithë jemi të barabartë dhe duhet të mundohemi të në maksimum që ti ndryshojmë kushtet dhe rregulloret”.
Ndërkaq, defektologu, dhe njëherësh përfaqësues i shoqatës edukative VLERA, Berat Duraku, tha se këtë organizim e kanë bërë nën moton “Mos më thirë në diagnozë, por thirrem në emër” dhe se “Dielli lind për të gjithë njejtë”.
BERAT DURAKU, DEFEKTOLOG
“Mesazhi ishte, interveno tash, që nesër të kesh më lehtë, interveno herët se koha është e artë dhe intervenimi në kohë është gjëja më e vlefshme e këtyre fëmijëve. Ç’do herë kam thënë se kjo është vetëm fillimi ynë, ne do të vazhdojmë deri atëher kur ne mendojmë se këta fëmijë kanë nevojë. Kjo është vetëm një fillim që na tregon se rruga është e gjatë, por qëllimi është i qartë”.
Organizatorët theksuan se aktivitete të tilla janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie më të vetëdijshme dhe gjithëpërfshirëse, duke apeluar për vazhdimin e angazhimeve konkrete në mbështetje të personave me autizëm. Ata shprehën gatishmërinë për të vijuar me iniciativa të ngjashme edhe në të ardhmen, me synimin që çdo individ të ketë mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe zhvillim në jetën shoqërore.
Samir Mustafa /SHENJA/

