(VIDEO) Merhamet dhe Vizioni M përmbyllën me sukses shkollën verore

Në një atmosferë të mbushur me ngorhtësi, kreativitet dhe frymë bashkëpunimi, u zhvillua ekspozita përfundimtare e shkollës verore 2025, një projekt i përbashkët i Organizatës Kulturore Humanitare ‘’Merhamet’’ dhe Shoqatës Kulturore ‘’Vizioni M’’. Në një ambient i cili ishte mbushur me vizatimet e bukura të disa duarve të vogla kreative, ku prindërit patën rastin t’i shihnin punimin e fëmijëve të tyre, gjithashtu dhe frytet e punës së palodhëshme të fëmijëve dhe përkushtimin e stafit udhëheqës.
Arbina Emini pjes e stafit edukativ tha se fëmijët janë shumë të rëndësishëm edhe për prindërit e tyre por një rëndësi të madhe kanë zënë edhe për ne . Ajo shpreson që ky aktivitet të vazhdojë dhe të kthehet në traditë.
ARBINA EMINI, STAFI EDUKATIV
“Mendoj se ka qenë shumë e dobishme ky organizimi për fëmijët. Këtë lloj organizimi e kemi pasë edhe vitin e kaluar por sivjet u bë diçka më mire, sepse u bë më e zgjeruar sa i përket edukimit. Përveç lëndës së vizatimit kanë pasur edhe se si të sillen fëmijët në shoqëri, me më të mëdhenjë, me prindërit besoj se ka qenë shumë e dobishme dhe nga reagimi i fëmijëve, i të qeshurave dhe gëzimi i tyre mendoj se ata janë ndarë shumë të kënaqur po ashtu dhe ne.
Ndërsa fëmijët pjesmarrës në shkollën verore përshkruan astet dhe eksperiencën e tyre me fjalë të ëmbla, të bukura dhe motivuese.
“Unë jam Melosi, jam 8 vjeç. Jam shumë i kënaqur që kam ardhur këtu se kam kaluar shumë mirë kam bërë shumë shokë dhe kemi luajtur”.
‘’Unë kam kaluar shumë mirë kemi pasur shumë aktivitete të mira. Inn shaa Allah edhe vitin tjetër të jetë kështu edhe ala më bukur’’.
‘’Unë kam kaluar shumë mirë jam socializuar shumë dhe kamë marrë një edukim shumë të mirë’’.
Shkolla verore u përmbyll me emocione pozitive dhe me një dëshirë të përbashkët, për ta vazhduar këtë rrugëtim edhe viteve të ardhshme me përplot atmosferë të bukur, kreativitete të ndryshme dhe pasqyrim i aftësive të artit të fëmijëve. /SHENJA/