(VIDEO) Memorandum mirëkuptimi mes qeverisë së RMV-së dhe Serbisë

(VIDEO) Memorandum mirëkuptimi mes qeverisë së RMV-së dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviç në emër të Qeverisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në sferën e ekonomisë dhe zhvillimit të biznesit me Qeverinë e Republikës së Serbisë. Pas memorandumit në Shkup u zhvillua edhe Forumi i Biznesit, në të cilin edhe pse ishte paraparë që të fliste edhe kryministri, Mickoski fjalimi i tij u anulua për arsye shëndetësore.

Ndërkaq Stoilkoviq foli për sukseset e Qeverisë dhe për ndihmën që Qeveria siguroi përmes kredisë hungareze për bizneset dhe komunat për realizimin e projekteve kapitale. E bashkëpunimin me Serbinë e vlerësoi si të suksesshëm.

IVAN STOILKOVIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Me Serbinë po krijojmë partneritet të bazuar në besim, interesa të përbashkëta dhe rezultate praktike. Ekonomitë tona janë të ndërlidhura, tregjet tona plotësohen mes vete. Kompanitë tona krijojnë standarde që rriten me çdo bashkëpunim. Së bashku krijojmë treg të gjërë me mbi 10 milion njerëz me perspektiva të fuqishme në industri, energjetikë dhe gjithandej. Ky forum është vendi ku lindin partneritete të reja dhe hapen kanale të reja për transport dhe import.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja serbe, Adrijana Mesaroviq tha se dy vendet kanë hapsirë për zgjërim të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve ekonomike. Ajo foli edhe për arritjet e dy vendeve në iniciativën Ballkani i Hapur.

Adrijana Mesaroviq, ZËVENDËSKRYEMINISTRE

Iniciativa, Ballkani i Hapur ka dhënë rezultate konkrete edhe për qytetarët po edhe për kompanitë dhe ekonominë. Forumi regjional i ushqimit dhe venës i realizuar së fundmi në Serbi në kuadër të Ballkanit të Hapur na tregoi edhe njëherë rëndësinë e ekonomisë. Institucionet tona dhe kompantë kanë vepruar bashkërisht dhe treguan se Ballkani mund të arrijë klasën botërore kur veprojnë bashkërisht”.

Në këtë forum veç institucioneve të dy vendeve, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të kompanive e bizneseve nga të dy vendet. Forumi u realizua në Shkup. 

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING