(VIDEO) Më 12 janar temperaturat zbresin në minus 9 gradë
Fillim viti i ri do të sjellë edhe temperatura më të ulëta. Kësisoj të hënën më 12 janar, sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, tempertura do të shënojë, minus 9 Gradë Celsius. Edhe pse i ftohti i ditëve të para të janarit ishte më i butë, me mot më të ngrohtë, duket se nuk do të vazhdoj kështu edhe shumë gjatë. Meteorologët parashikojnë ulje të temperaturave, mot më të ftohtë dhe reshje bore në vendet malore.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike moti në ditët në vijim do të jetë i paqëndrueshëm dhe me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male reshje bore. Gjithashtu DPHM theksoi se veçanërisht të shtunën, sërish do të ketë reshje lokale, shiu dhe bore. Sipas parashikimeve, të DPHM-së , temperaturat do të vijojnë të bien dhe deri të hënën.
DPHM
‘’Si pasojë e depërtimit të ajrit të ftohtë dhe erës së fuqishme veriore, të enjten reshjet do të shëndrrohen në borë në zonat më të larta. Në malet e pjesës perendimore do të formohet një shtresë e re bore, ndërsa një shtresë më e vogël bore pritet edhe në zonat e ulëta’’.
Në Shkup, të mërkurën sidomos nga fundi i ditës, dhe gjatë natës paralajmërohet se do të ketë reshje shiu të shumta mbi 25 litra për metër katrorë dhe do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor. /SHENJA/

