(VIDEO) Mbledhje e përbashkët e qeverive Orban – Mickoski në Budapest

(VIDEO) Mbledhje e përbashkët e qeverive Orban – Mickoski në Budapest

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Hungarisë do të mblidhen për herë të dytë në më pak se gjashtë muaj, për seancë të përbashkët qeveritare në Budapest. Siç njoftoi Qeveria, në kuadër të samitit qeveritar që janë parë më 3 dhe 4 mars 2025, janë paraparë takime tet-a-tet mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Po ashtu, do të mbahen edhe takime bilaterale mes ministrave resorë të dy qeverive, pas çka vijon edhe seancë e përbashkët qeveritare mes dy qeverive.

Qeveria

Në kuadër të vizitës, ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë, Péter Sijarto janë planifikuar të nënshkruajnë një Plan Veprimi për shkëmbimin e ekspertizës nga Akademia Diplomatike Hungareze për Nëpunësit Publikë për temat e pranuara reciprokisht të integrimit në BE, proceset e administrimit të politikës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe tregtisë së jashtme në Budapest”.

Seanca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë u mbajt më 27 shtator të vitit të kaluar, të cilën Mickoski e përshkroi si konfirmim të aleancës strategjike. Kryeministri atëherë deklaroi se, Hungaria nuk është vetëm partneri jonë në skenën evropiane, por edhe shembull për atë si një vend mund me sukses të balansojë sovranitetin kombëtar me integrimin global.

Ndërkaq, kryeministri hungarez Viktor Orban ofroi që Hungaria si vend kryesues me BE-në, të ndërmjetësojë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, me qëllim që të gjendet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja shtetet.

Megjithatë, propozimi i Orbanit u refuzua nga qeveria në Sofje, e cila tha se “marrëveshja evropian me Maqedoninë e Veriut është qartë dhe se Bullgarisë nuk i duhen ndërmjetësues në atë proces.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING