(VIDEO) Mbi 26 mijë shkelje gjatë muajit mars, ulen për 68% kalimet në semafor të kuq

(VIDEO) Mbi 26 mijë shkelje gjatë muajit mars, ulen për 68% kalimet në semafor të kuq

MARKETING

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë muajit mars nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamera, janë regjistruar gjithsej 26.241 shkelje. Nga MPB, njoftojnë se numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara për kalim në semafor të kuq ëshët  70 , që sipas tyre paraqet një ulje prej 68.2% krahasuar me muajin shkurt. Ndërsa numri më i madh i shkeljeve është për drejtim të automjetit me shpejtësi mbi kufirin e lejuar, ku janë regjistruar  25.230 raste. Gjatë muajit mars po ashtu janë regjistruar edhe 941 shkelje për drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar.

MARKETING

Sample Image

MPB

“Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 544 masa ndalimi për drejtim të automjetit, numër që shënon ulje prej 16.7% krahasuar me muajin e kaluar. Prej tyre, 70 janë për kalim në semafor të kuq, ndërsa 474 për tejkalim të shpejtësisë, nga të cilat 362 për shpejtësi mbi 80 km/h në zonë të banuar dhe 42 për shpejtësi mbi 170 km/h në zonë të pabanuar”.

Nga MPB apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING