(VIDEO) Mbahet interpelanca e ministrit të punëve të brendshme, Pançe Toshkovski

(VIDEO) Mbahet interpelanca e ministrit të punëve të brendshme, Pançe Toshkovski

Ka filluar debati në Kuvend për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski të paraqitur nga grupi parlamentar “E Majta”, pasi sipas kësaj partie, ministri Toshkovski e ka kryer funksionin e tij në mënyrë të papërshtatshme, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të pakujdesshme dhe të papërgjegjshme, gjë që çoi në një sërë veprimesh të paligjshme, skandale dhe transferime të personelit në MPB. Këtë Interpelancë e shpjegoi deputeti nga radhët e “së Majtës”, Sashko Jançev, i cili tha se interpelanca është bazuar në dhjetë baza, pesë prej të cilave janë të lidhura drejtpërdrejt me aksidentin tragjik në Koçan në të cilin humbën jetën 62 persona, ndërsa afro 200 ishin lënduar.

SASHKO JANÇEV, DEPUTET I TË MAJTËS

Ministri Pançe Toshkovski, i cili është në pozicionin e ministrit për më shumë se një vit, nga janari i vitit 2024 në të ashtuquajturën “qeveri teknike”, dhe më vonë pas Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2024 – dhe i rizgjedhur në qeverinë e sapozgjedhur politike të përbërë nga kuadro të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM deri më sot, në vend që të ndërtojë një urë besimi midis sektorit civil dhe policisë dhe të krijojë mekanizma për respektim të vazhdueshëm të ligjeve, ai ndiqet nga një sërë veprimesh të pamatura, joprofesionale dhe për më tepër, të paligjshme, skandale dhe dështime kadrovike”.

Jançev deklaroi se për integritetin moral të Toshkovskit flet mjaftushëm edhe fakti që deri tani ai as nuk ka guxuar të ofrojë dorëheqje për arsye morale, diçka që e kanë bërë disa ministra para tij.

Ndërkaq, për këtë foli edhe ministri Pançe Toshkovski, i cili tha se nuk ka frikë nga përgjegjësia dhe se mbetet në detyrë për t’u përballur me të vërtetën dhe për të sqaruar të gjitha dilemat.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

E tëra çfarë pamë ishte etiketim i rremë. Ne duhet të udhëhiqemi nga detyrimi për të thënë të vërtetën dhe për të mbrojtur drejtësinë. Nuk po iki, nuk hesht, nuk po fshihem. Unë qëndroj këtu me gjithë peshën e detyrimit që mbaj. Çdo ditë, ky institucion do të përpiqet të sigurojë që dhimbja juaj të mos mbetet vetëm një dëshmi e heshtur e të paharrueshmes. Ndryshimet janë këtu, përgjegjësia ndihet, drejtësia është realitet”.

Toshkovski hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe theksoi se MPB-ja punon profesionalisht, pa përzgjedhje dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë Publike. Replika dhe kundër replika vazhduan edhe nga deputet nga partitë të tjera.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING