(VIDEO) MASH me debat publik, do të ndryshohen lektyrat në arsimin fillor

(VIDEO) MASH me debat publik, do të ndryshohen lektyrat në arsimin fillor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit po organizojnë diskutim publik mbi një propozim listë të re lektyrash për arsimin fillor. Ata u bëjnë thirrje të gjitha palëve të interesuara – mësuesve, shërbimeve profesionale dhe palëve të tjera të interesuara në arsim, që të angazhohen në përcaktimin e një liste moderne, gjithëpërfshirëse dhe cilësore, e cila do t’u përgjigjet nevojave reale të nxënësve dhe procesit mësimor.

MASH

Nevoja për të azhurnuar listën e lektyrave lind nga dëshira për të përshtatur vazhdimisht përmbajtjen mësimore me qëllimet moderne arsimore, karakteristikat zhvillimore të nxënësve dhe kontekstin e tyre social dhe emocional. Lista e propozuar bazohet në listën e zbatuar në vitin shkollor 2019/2020.

Nga Ministria e Arsimit sqarojnë se disa tituj janë hequr për shkak të lexueshmërisë së ulët dhe për shkak të mospërshtatshmërisë së moshës ose përmbajtjes, ndërsa për shkak të ndryshimeve në kurrikulat dhe lidhjeve ndërdisiplinore në mësimdhënie, disa vepra janë zhvendosur në klasë tjetër ose kanë marrë status të ri – nga i detyrueshëm në zgjedhor dhe anasjelltas.

Propozimi përfshin vepra që trajtojnë tema bashkëkohore dhe të rëndësishme, duke përfshirë: identitetin dhe vetëbesimin, miqësitë dhe marrëdhëniet ndërpersonale, jetën shkollore dhe ngacmimin, sfidat emocionale dhe psikologjike, diversitetin kulturor, përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Ministria thekson se qëllimi është që nxënësit të lexojnë përmbajtje që janë afër realitetit të tyre, por edhe mjaftueshëm shtresuara për analizë dhe interpretim simbolik/SHENJA/

 

MARKETING