(VIDEO) MASH – BZHA fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

(VIDEO) MASH – BZHA fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë. Synohet që ato të cilat tashmë janë përgatitur të avancohen, ndërsa të rejat të përmbajnë sugjerimet, veçanërisht të mësimdhënësve praktikantë, mendimi i të cilëve, siç theksojnë ata është më i rëndësishmi në procesin e formësimit të sistemit edukativo-arsimor.

MASH dhe BZHA

Ftojmë të gjithë të interesuarit ndërsa në veçanti presim proaktivitet nga kuadri mësimdhënës që të dorëzojnë sugjerimet e tyre më së voni deri më 31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH dhe BZHA do të ndajnë sugjerimet e marra, ndërsa për sublimimin dhe krijimin e konkluzioneve do të diskutohet në një ngjarje publike”.

Ndëkohë, nga MASH njëkohësisht informojnë se edhe këtë javë do të vazhdojë pagesa e mbështetjes financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

MASH

Shuma mujore është duke u paguar dhe presim që procesi të përfundojë plotësisht brenda muajit të ardhshëm. Kërkojmë nga qytetarët që të kenë durim, sepse të gjithë ata që i plotësojnë kushtet do ti marrin mjetet e parashikuara. Javën e kaluar janë kryer pagesat e mbështetjes financiare për muajt shkurt dhe mars për rreth 13 mijë nxënës”.

Megjithatë, ata theksuan se me ardhjen e Qeverisë së re, të rinjtë do të jenë në fokus të politikave, ndërsa cilësia e arsimit dhe mundësitë për realizimin e potencialit personal brenda kufijve të vendit të tyre do të planifikohen dhe rriten vazhdimisht. 

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING