(VIDEO) Masakra në Cetinje, autoritetet në Shkup ngushëllojnë qytetarët e Malit të Zi

(VIDEO) Masakra në Cetinje, autoritetet në Shkup ngushëllojnë qytetarët e Malit të Zi

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka shprehur ngushëllimet pas masakrës së ndodhur në Cetinje të Malit të Zi. Ata thonë se janë jashtëzakonisht të tronditur nga kjo ngjarje dhe se njëkohësisht solidarizohen me familjet e viktimave në këto kohë të vështira.

Ministria e Punëve të Jashtme

Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Cetinje të Malit të Zi. Ne solidarizojmë me familjet e viktimave dhe me popullin e Malit të Zi në këtë kohë të vështirë. Mendimet tona janë me ju”.

Për tragjedinë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Cetinje, Mal i Zi, ku dhjetëra njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një akt i paprecedentë dhune. Bashkëndjejmë me popullin malazez në këto momente të vështira. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”.

Gashi ka theksuar se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shpreh solidaritetin e plotë dhe mbështetje për autoritetet që po punojnë për të përballuar pasojat e kësaj tragjedie.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING