(VIDEO) Marsh protestues në Shkup, kërkohet drejtësi për gjenocidin në Gaza

Qindra qytetar, fëmijë, prind dhe gjyshër kanë marshuar rrugëve të Shkupit për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të shprehur revoltën kundër gjenocidit në Gaza.
Marshin e organizuar nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” nuk e pengoj as shiu, që rigonte pa ndërprerë ditën e sotme.
Aktivistët të cilët ju drejtuan masës deklaruan se në momente të këtilla nuk guxojmë të heshtim sepse keqbërësit po dhunojnë, vrasin dhe torturojnë një popull në përditshmëri.
AKTIVISTE
“Kur i them këto fjalë, më parafytyrohen të gjitha videot, fotografitë dhe dëshmitë e palestinezëve të Gazës. Një popull që vet e dokumenton gjenocidin që po i shkaktohet, kurse ne e shohim atë nga dritaret tona televizive dhe nga telefoni. Nuk guxojmë të heshtim para këtyre pamjeve. Nuk guxojmë të ndjehemi të pashpresë para të gjithë këtyre keqpërdorimeve . Fatkeqësisht, sot edhe pse këto keqtrajtime janë të dukshme, edhe pse shihet ky gjenocid dhe shihet se çfarë po bën fashizmi, mësuesit dhe profesorët tanë frikësohen të flasin për këtë gjenocid”.
AKTIVISTE
“Obligimi ynë është që të ngrihemi dhe të kërkojmë drejtësi. Nëse ne nuk e bëjmë atë, nuk kërkojmë drejtësi, kush do të kërkojë.. Populli palestinez është para torturave më çnjerzore, në burgjet e Izraelit. Ata burgje u kthyen në hapsira për dhunë, vende ku keqtrajtimi, urija dhe dhunimi janë përditshmëri. Të burgosurit janë të privuar nga ëndrat e tyre, ushqimi dhe trajtimi mjekësorë. Janë larguar nga familjet e tyre pa pasur të drejtën e vetëmbrojtjes”.
Pjesë e kësaj proteste paqësore përmes të cilës kërkohej drejtësi për popullin e Gazës ishte edhe Imami nga Shkupi, Bekir Halimi i cili në një prononcim për TV Shenja tha se armëpushimi duhet të jetë i përhershëm dhe duhet ti jepet fund luftës gjenocidiale ndaj popullit të Gazës.
BEKIR HALIMI, IMAM
“Ato masakra, gjenocidi i madh që ka ndodhur, ku janë mbi 70 mijë të vrarë, 10 mijë të zhdukur dhe 170-180 mijë janë të plagosur e 85% e Gazës është e shkatërume, ku janë vrarë mbi 18 mijë fëmijë dhe 20 mijë gra, krejt këto situata detyrimisht na bëjnë neve që të solidarizohemi me atë popull të kërkojmë ndërprerjen e luftës së menjëhershme dhe normalisht hapjen e kufijve dhe shtetrethimit që është bërë ndaj Gazës për të hyrë ndihmat humanitare dhe për çdo gjë që kanë nevojë aj popull dhe aj vend”.
Nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” njoftuan se protesta dhe marsh protestues në të cilën do të kërkohet drejtësi për popullin e shtypur të Gazës do të organizohen çdo dy javë në rrugët e kryeqytetit.
Mevludin Imeri /SHENJA/