(VIDEO) Marrëveshja e korridoreve, VMRO dhe LSDM me akuza të ndërsjella
Qeveria duhet të sqarojë përse është obliguar për të paguar gjoba prej 53 milionë euro për këtë muaj dhe gjithsej 196 milionë euro vetëm për shkak të ndryshimit të Ligjit për Marëdhënie Pune dhe vendosjes së 60 orëve ditë punë gjatë javës. Këtë e kërkoi VMRO-DPMNE, të cilët vazhdojnë të akuzojnë pushtetin për keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit, ndërsa thonë se kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministri Artan Grubi do të përballen me përgjegjësi.
Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
“Qeveria sot duhet të publikojë se kur dhe cilën ditë do të paguaj 53 milionë euro shtesë ose harxhime, për shkak se nuk ka plotësuar kushtin, ndryshimin e ligjit për 60 orë ditë pune gjatë javës. Qeveria të sqarojë atë që është shkruar ne faqen 427 të marrëveshjes së nënshkruar më 8 mars, faqe që tashmë është bërë publike”
Ndërsa, nga partia në pushtet, LSDM-ja, thonë se lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me gënjeshtra dhe spina qëndron kundër realizimit të projektit për ndërtimin e autostradave përgjatë Korridoreve 8 dhe 10d.
Mile Talevski, deputet i LSDM-së
“Miskoski nuk ka njohuri për ndërtimtarinë dhe është përfaqësuesi i fundit i borgjezisë së kuqe. Shoim se çfarë po ndodhë në Shkup dhe në Komunat që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE. E pasë se çfarë dndohi me autostraden Kërçovë-Ohër, sinonim për krim dhe korrupsion. Aduhet të lejojmë procese skandaloze të ndërtimeve të zgjasin 10 vitë? Fushata e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE kundër këtij projekti është politikisht i motivuar dhe peng i “Levicës” pro-ruse”
Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se VMRO-ja për çdo ditë, në çdo deklaratë dhe komunikatë konfirmon se është kundër zhvillimit, ndërtimit të autostradave, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër kompanive amerikane dhe kundër shqiptarëve.
BDI
“Mënyra e vetme e punës së VMRO-së është bllokada. VMRO-ja është kundër çdo gjëje dhe kundër të gjithëve. VMRO-ja përhap histeri në opinion dhe e frikëson pa bazë popullin me konspiracione dhe skenarе të imagjinuara e të sajuara. As nuk u paguan 53 milionë euro, as nuk u realizua asgjë nga ajo që e potenconte dhe premtonte VMRO-ja”
Sipas partive në pushtet, bllokada e koalicionit VMRO dhe të partisë “E Majta” janë vetëm pengesa të në përmbushjen e pjesës së obligimeve të tij.
Linda Ebibi /SHENJA/