(VIDEO) Marrëveshja e armëpushimit, 4 ushtare izraelite shkëmbehen me 200 palestinezë

(VIDEO) Marrëveshja e armëpushimit, 4 ushtare izraelite shkëmbehen me 200 palestinezë

Katër ushtare femra izraelie janë liruar sot nga Hamasi, në bazë të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve me Izraelin. Ato jashë shfaqur sot me shëndet të mirë, teksa kanë përgjëndetur edhe turmën e palestimezëve të mbledhur në vendin ku pengjet iu dorëzuan zyrtarëve të Kryqit të Kuq ndërkombëtar.

Në anën tjetër, Izraeli po sot ka liruar edhe 200 pakestinezë që mbaheshin në burg ose në qendrat e ndalimit në Izrael. Të burgosurit palestinezë janë pritur nga turma të mëdha në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar. Disa nga palestinezët e liruar kanë valëvitur flamuj dhe duke bërë shenja fitoreje.

Ndërkohë, një pjesë e të burgosurve janë dërguar në Gaza, ku transferuan në Spitalin Evropian të Gazës në Khan Younis. Në listën e të burgosurve që u liruan përfshiheshin 121 me dënime të përjetshme dhe 79 me dënime të gjata. 70 nga ata që vuajnë dënimin e përjetshëm do të dëbohen jashtë territoreve palestineze.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka kërcënuar se do të ndalojë kthimin e palestinezëve në veri të Gazës, duke e akuzuar Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve. Zyra e kryeministrit Netanyahu pretendoi se Hamasi shkeli marrëveshjen e Gazës duke dështuar në lirimin e gruas izraelite të mbajtur peng Arbel Yehud. Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi ka njoftuar ndërmjetësit se Yehoud do të lirohet javën e ardhshme.

Në fazën e parë të ditës së armëpushimit të Gazës, Izraeli ishte planifikuar të tërhiqet nga zona e Korridorit Nezarim që ndan Gazën veriore nga jugu i saj, duke u mundësuar palestinezëve të zhvendosur të kthehen në zonat e tyre në Gazën veriore./SHENJA/

 

MARKETING