(VIDEO) Marihuana mjekësore – 61 fabrika kanë pas licencë kanabisi, 18 janë mbyllur

(VIDEO) Marihuana mjekësore – 61 fabrika kanë pas licencë kanabisi, 18 janë mbyllur
Employees inspect cannabis plants at cannabis grower Hollandse Hoogtes, where regulated cannabis cultivation takes place in a grow center, in Bemmel on April 1, 2025. Weed growers are gearing up for the next phase of the cannabis experiment in which coffeeshops, in the participating municipality, switch entirely to cannabis solely from regulated growers. (Photo by Sem van der Wal / ANP / AFP) / Netherlands OUT (Photo by SEM VAN DER WAL/ANP/AFP via Getty Images)

Qeveria njoftoi se 61 kompani kanë marrë licencë për kultivimin e marihuanës për qëllime mjekësore pasi një mundësi e tillë u lejua në vitin 2017. Siç sqarojnë nga atje, nga 27 dhjetori i vitit 2017 kur dhe ka hyrë në fuqi ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope deri më 3 shkurt 2026, Qeveria ka marrë vendime për dhënien e lejeve për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për 61 persona juridikë. Nga Qeveria sqarojnë se aktualisht ka 43 persona juridikë që kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore, 14 kompanive u është marrë licenca, ndërsa në procedurë është edhe heqja e lejeve për katër persona juridikë.

Për këtë, sot ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili tha se Ministria e Shëndetësisë ka dhënë 60 leje për këtë veprimtari, ndërsa 18 prej tyre janë marrë për shkak se kompanitë nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Deri tani kemi dhënë 60 leje, prej atyre 18 janë marrë për shkak se nuk është…nuk i kanë plotësuar kushtet minimale që duhet t’i ketë një prodhues i tillë. Gjithashtu në bazë të ligjit dhe protokolleve, dy herë në 6 muaj, dmth në çdo 3 muaj duhet të japin raport të rregullt, ndërsa raport nëse ka ndonjë ndryshim do të duhet të jepen në kohë reale”.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, kërkon që Kuvendi me procedurë të shkurtuar të miratojë ndryshime ligjore që do të ndalonin prodhimin e marihuanës për qëllime të supozuara mjekësore.

LIDHJA DEMOKRATIKE E PAVLE TRAJANOVIT

Kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente, të shpallë se sa sasi kanabisi janë prodhuar, ku janë këto sasi dhe sa fitim është bërë”.

Nga partia e Trajanovit, kërkojnë që përgjegjësia të zgjerohet edhe ndaj bartësve të funksioneve në ministritë kompetente, të cilët kanë dhënë licenca dhe kanë dështuar në kontrollin e zbatimit të ligjit për të parandaluar abuzimet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING