(VIDEO) Mariçiq: Në VMRO ka deputetë që nuk janë peng i politikave antieuropiane
Nesе vetë zgjedhim që të hyjmë në qorrsokak kjo do të jetë në përgjigjësinë tonë . Kështu deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili beson se edhe tek partia opozitare VMRO-DPMNE, që janë kundër ndryshimeve kushtetuese, ka njerëz që nuk janë peng i ndonjë politike anti-evropiane dhe e kuptojnë shumë mirë rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese. Mariçiq, tha se do të ishte zhgënjim nëse VMRO-ja nuk merr pjesë në grupin punues, dhe se ftesa vazhdon të jetë e hapur kurdo që vendosin të jenë pjesë e grupit punues për ndryshimet kushtetuese.
Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
“Dera do të jetë e hapur për kyçjen e tyre në cilën do fazë, ne do të dërgojmë edhe ftesë zyrtare, edhe pse publikisht ua kemi dërguar. Konsiderojmë se nga dialogu dhe bisedimet nuk mund të ketë dëme. Ne nuk e hapim këtë proces pasi është në interest ë Qeverisë apo të ndonjë politikani, por e hapim në interes të qytetarëve dhe duhet ta kompletojmë së bashku”
Zëvendëskryeministri Mariçiq nënvizoi se VMRO-ja mund të marrë pjesë në grupin punues edhe nëse ka argumente kundër përfshirjes së pakicës bullagre në Kushtetutë, pasi qytetarët presin që sa më parë vendi të bëhet pjesë e BE-së.
Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
“Unë nuk shoh arsye që të mos marrin pjesë, por edhe nëse kanë argumente kundër, t’i shtrojmë në tavolinë këto argumente. Unë kam shprehur keqardhje edhe në Kuvend pasi kur diskotohen këto çësthje, njëjti sikurse edhe propozimi francez, ata nuk lejojnë që të diskutohet”
Mariçiq shtoi se ka nisur puna për formimin e grupit punues dhe deri në fund të javë do të kompletohet, ndërsa tha se VMRO-DPMNE mund të zgjedh ekspertë që i besojnë ata.
Pënndryshe, partia opozitare VMRO-DPMNE që nga propozimi frnacez ishte kundër, dhe vazhdojnë ende të jenë kundër ndryshimeve kushtetuese për futjen e pakicës bullgare në preambullë.
Linda Ebibi /SHENJA/