(VIDEO) Maqedonia sonte përballë Belgjikës në Gent

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll shihet gati për ndeshjen e sotme që do ta luaj ndaj Belgjikës të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026.
Përfësuesja belge është favorit absulut në letër kundrejt Maqedonisë dhe me çdo kusht i duhet vetëm fitorja. Belgët do të kenë mungesë Romelu Lukakun, teksa mbrojtësi Visar Musliu thotë se nuk do të vërehet mungesa e tij, pasi ata kanë edhe sulmues tjerë cilësor.
Visar Musliu, futbollist
“Lukaku nuk do të jetë, por ka shumë sulmues cilësorë te Belgjika dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Do të bëjmë më të mirën tonë, kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Maqedoninë. Me përkushtim dhe përqendrim maksimal, duke luftuar për çdo top, besojmë se mund ta arrijmë qëllimin tonë”.
Ndërkohë në taborin e Maqedonisë, janë të kompletuar dhe nuk ka mungesa, teksa seleksionuesi Bllagoja Milevski pritet të nxjerrë formacionin më të mirë në fushë. Dueli ndërmjet Belgjikës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sonte në stadiumin e Gentit, duke nisur nga ora 20:45.
Aziz Sahiti /SHENJA/