(VIDEO) Maqedonia në Gent, nesër luan ndaj Belgjikës

(VIDEO) Maqedonia në Gent, nesër luan ndaj Belgjikës

“Bonjour de la part de Genti” apo përshendetje nga Genti i Belgjikës, aty ku përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të përballet me përfaqësuesen belge të premten në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026.

Pas barazimit në Shkup, ekipi përfaqësues i vendit ka ardhur në tokën belge për të kërkuar një tjetër rezultat pozitv dhe për të vazhduar të ëndrroj për një kualifikimin në Botërorin e ardhshëm që do të mbahet vitin 2026 në SHBA, Kanadë dhe Meksikë.

Favoriti nuk diskutohet dhe reprezentuesit e seleksionuesit Bllagoja Milevski ndodhen përballë një favoriti shumë të madh dhe i pret një punë e vështirë këtu në qytetin e Gentit.

Maqedonia sonte do të zhvilloje stërvitjen zyrtare në stadiumin e Gentit, ku Milevski do tua përcaktoj të gjitha detyrat futbollistëve të tij.

Ndeshja ndërmjet Belgjikë dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet nesër mbrëma, duke nisur nga ora 20:45.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING