(VIDEO) Maqedonia e Veriut sfidon Irlandën sonte në Dublin
MARKETING
MARKETING
“Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte në stadiumin ‘Aviva’ në Dublin do të përballet me Irlandën në një ndeshje miqësore. Dy ekipet, të zhgënjyera nga ajo që ndodhi para tre ditësh, do të duhet të gjejnë motivim, ndërsa një nga arsyet është se çdo fitore ose barazim sjell pikë për renditjen në listën e FIFA-s”.
Në konferencë për shtyp seleksionuesi Goce Sedlloski theksoi se, pavarësisht zhgënjimit, ekipi duhet të ruajë motivimin më të lartë të mundshëm, pasi përfaqësimi i fanellës kombëtare gjithmonë ka një peshë të veçantë.
Goce Sedlloski, seleksionues i Maqedonisë
“Çdo humbje dhemb, kjo është e padiskutueshme. Ende e ndiejmë zhgënjimin nga ndeshja me Danimarkën, por mbetemi të qetë dhe të fokusuar. Puna në stërvitje është në nivel të lartë, dhe detyra jonë është të reagojmë shumë më mirë në fushë. I kemi analizuar gabimet dhe tani u takon lojtarëve që do të marrin shansin të japin maksimumin. Më gëzon veçanërisht fryma ekipore që mbizotëron në dhomën e zhveshjes”.
Ndërkohë portieri Stole Dimitrievski thekson se mbrojtja duhet të jetë e disiplinuar dhe shton se ai gjithmonë hyn në fushë për të fituar.
Stole Dimitrievski, portier i Maqedonisë
“Kemi analizuar gabimet e dy humbjeve të fundit dhe tani duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Nëse arrijmë këtë, do të kemi më shumë sulme se kundërshtari dhe do të kufizojmë goditjet drejt portës sonë”.
Ndryshe nga Irlanda, e cila pritet të ketë mbështetje masive në tribunë, Maqedonia e Veriut nuk do të mund të mbështetet nga tifozët e saj. Përballja Irlanda – Maqedonia luhet me fillim në orën 20:45.
Samir Sinani /SHENJA/

