(VIDEO) Maqedonia e Veriut rrezikohet nga mungesa e të rinjve

(VIDEO) Maqedonia e Veriut rrezikohet nga mungesa e të rinjve

Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia dhe mundësitë jo të mira të arritjeve profesionalе janë ndër arsyet kryesore që të rinjtë ardhmërinë e tyre e shohin larg Maqedonisë së Veriut. Viteve të fundit migrimi i familjeve nga vendi po rritet me një shkallë shumë të lartë. Sipas raportit të Entit Shtetëror të Statistikës , në tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë e të rinjve në moshë prej 15 deri 24 vjeç ka qenë 34.8%, në tremujorin e dytë 30.8%, ndërkaq në tremujorin e tretë 32.6. Në përgjithësi, gjatë vitit 2021 shkalla e papunësisë ishte 36.4%, ndërkaq gjatë vitit 2020, 35.7%.

Eksperti ekonomik Abil Baush për TV SHENJA, deklaroi se kushtet ekonomike dhe ato sociale, mungesa e një sistemi të mirë arsimor dhe shëndetësor i detyron të rinjtë të kërkojnë mundësi diku tjetër. Ai thekson se një fenomen tjetër shumë ndikues është mungesa e vendeve të reja të punës.

ABIL BAUSH, EKSPERT EKONOMIK

“Mungesa e një politike afatgjate strategjike, kriza të njëpasnjëshme, politikat jostabile të investimeve kapitale, e gjithë kjo jep një sinjal për qytetarët që gjendja këtu tek ne ështu ashtu siç është me ikjen e shumë fmailjeve këtu prej vendit vendin tonë. Problemi kryesor është se edhe sistemi edukativo arsimor, sistemi arsimor, sistemi I investimeve kapitale, mënyra e investimeve kapitale. Një politikë e qartë e saktë për të bërë zhvillimin e vendit jo vetëm rritjen ekonomike por edhe zhvillimin ekonomik bën që të rinjët dhe f mailjer e reja të fillojn5 të kërkojnë perspektiva dhe mundësi jashtë vendit të tyre”.

Baush tha se nëse  vazhdon ky trend i migrimit të familjeve nga Maqedonia e Veriut, vendi rrezikon që në një të ardhme të afërt të mbetet pa pjesën më vitale të popullsisë.

ABIL BAUSH, EKSPERT EKONOMIK

“Nga regjistrimi i fundit e pamë që pjesa e re e popullatës ajo prej 22-35 vjet është e papunë me një shifër prej 30-40% dhe çdo ditë do të rrezikojmë që ta humbin pjesën vitale të qytetarëve tanë. Në të ardhmen do të kërkojmë alternativa të reja të forces punëtore, kjo do të jetë e pa shmangshme edhe për bizneset por edhe për institucionet”.

Ndërkaq sipas të dhënave të fundit, numri i të rinjve që emigrojnë nga vendi në kërkim të një standardi më të mirë jetese dhe kushtesh po rritet në mënyrë drastike. Vetëm në gjysmëvjetorin e parë mbi 670 nxënës nga shkollat e  rajonit janë çregjistruar nga shkollat e tyre për t’u larguar nga vendi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING