(VIDEO) Maqedonia e Veriut në Irlandë për ndeshje miqësore

(VIDEO) Maqedonia e Veriut në Irlandë për ndeshje miqësore

MARKETING

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka mbërritur në Irlandë, ku do të përballet me vendasit në një ndeshje miqësore. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas eliminimit në gjysmëfinalet përkatëse të plej-offit për Botërorin. Maqedonia u eliminua nga Danimarka, ndërsa Irlanda nga Çekia.

MARKETING

Sample Image

Për këtë ndeshje, seleksionuesi Sedlloski nuk do të mund të llogarisë në Miovskin dhe Atanasovin, si dhe në Aleksandar Trajkovskin, i cili dje njoftoi pensionimin nga përfaqësuesja A. Ndërkohë, Koniaspori dhe klubi kinez Dalian, ekipet e Enis Bardhit dhe Isnik Alimit, zyrtarisht kërkuan lirimin e dy futbollistëve nga detyrimet me kombëtaren, por të dy lojtarët kanë shprehur dëshirën për të qëndruar dhe për të qenë në dispozicion për këtë ndeshje.

UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët për këtë takim. Drejtësinë do ta ndajë një treshe nga Uellsi, me Ivan Arvell Griffin si gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Xhonaton Brajant dhe Herri Hendriks.

Ndeshja miqësore në mes Irlandës dhe Maqedonisë së Veriut luhet nesër në stadiumin “Aviva” në Dublin me fillim në orën 20:45.

Samir Sinani /SHENJA/

MARKETING