(VIDEO) Maqedonia e Veriut kërkon tre pikë ndaj Maltës

(VIDEO) Maqedonia e Veriut kërkon tre pikë ndaj Maltës

Jemi në kryeqytetin e Maltës, aty ku përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është vendosur nga dita e djeshme për ndeshjen që do ta luaj ndaj Maltës nesër mbrëma në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024.

Pas barazimit me Italinë në Shkup, ekipi i udhëhequr nga seleksionuesi Bllagoja Milevski do të kërkojë fitoren kundër Maltës për të kompletuar 7 pikë në grupin C. Tre pikët janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë dhe nuk ka drejtë gabimi, ku përveç se fitores, gjithçka tjetër do të ishte dështim për reprezentuesit e vendit tonë.

Në taborin e Maqedonisë së Veriut do të ketë ndryshime, ku seleksiounuesi i ekipit përfaqësues ka bërë ftesë për portierin e Shkëndijës, Davor Taleskin, pasi Stole Dimitrievski ankohet në lëndim pas ndeshjes me Italinë dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion për të luajtur në takimin me Maltën. Ndërkohë Shishkovski pritet të jetë në portë, derisa mbetet alternativë në bankinë Aleksovski dhe Taleski.

Maqedonia sonte në mbrëmje do ketë stërvitjen zyrtare, ku do të zhvillohen përgatitjet e fundit për sfidën e nesërme.

Agon Elezi, reprezentues
Sa i përket lojës është e vërtetë që do të jetë komplet ndryshe se ajo me Italinë ku shumicën e kohës ne kemi qenë në mbrotje. Tash është krejt ndryshe sepse ne duhet të sulmojmë e duhet ta mbajmë topin të krijojmë raste, por unë nuk kam dyshim fare, djemtë kanë dëshmuar se kanë kualitet në secilin lloj të ndeshjeve dhe nesër është shumë mundësi e mirë që të marrim 3 pikë dhe ta përfundojmë këtë cikël shumë pozitiv” 

Sa i përket Maltës, edhe pse nuk shihet favorit përballë Maqedonisë, megjithatë statistikat nuk e japin aq ekip të lehtë për ta mposhtur, ku edhe fakti që në ndeshjen e parë të luajtur në Shkup, Maqedonia u mundua shumë për të marrë fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Përballja ndërmjet Maltës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër mbrëma, duke nisur nga ora 20:45. Nga Malta për televizionin Shenja, Aziz Sahiti.

 Aziz Sahiti /SHENJA/   

 

MARKETING