(VIDEO) Maqedonia e Veriut kërkon garancë se nuk do të ketë kushte të tjera nga Bullgaria

Maqedonia e Veriut kërkon garanca se pas ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, procesi nuk do të has në pengesa të mëtejme. Ministri i Integrimeve, Orhan Murtezani tha se vendi nuk insiston në një zgjidhje konkrete por në debiletaralizimin e procesit të mëtejmë të anëtarësimit në BE. Sipas tij, është e pranueshme çdo zgjidhje që do ta vlerësojnë se, e siguron procesin e vendit për në BE, pavarësisht se nga kush vjen.
Orhan Murtezani, Ministër i Integrimeve
“Unë personalisht si ministër kam shprehur disa herë gatishmëri që ta vizitojë Sofjen. Mendoj se megjithatë është më mirë të presim edhe pak që të ezaurohen të gjitha mundësitë edhe se nuk duket e lehtë se do të arrihet deri në formimin e qeverisë. Mendoj se nuk janë ezauruar të gjitha mundësitë, sepse në disa raste na është thënë dhe e dimë se qeveria teknike nga pala tjetër nuk do t’i hyjë dialoagut të fqinjësisë së mirë, e aq më pak zgjidhjes së problemeve më komplekse”.
Megjithatë, Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropian, është skeptike sa i përket gjendjes momentale të procesit eurointegrues të vendit. Sipas saj, vendi nuk është më në fokus të Brukselit, ndërsa propozimi për efekt të prolonguar të ndryshimeve kushtetuese nuk është i pranueshëm.
Simonida Kacarska, Instituti për Politika Evropiane
“Nëse i dëgjoni me kujdes porosit nga Brukseli është e dukshme se ka një dinamikë në raport me Malin e Zi dhe Shqipërinë, fliten datat 2026-27, përkatësisht 2027-28 për këto shtete. Për ne, është e dukshme se ne nuk jemi tema kryesore e bisedës. Kjo mendoj se është më se e qartë. Diskutimi për efekt të prolonguar mendoj se do të jetë mjaft i vështirë, kemi thënë edhe më herët, për mua është e vështirë të shohë një skenar ku Bashkimi Evropian do të pajtohet me një gjë të tillë”.
Së fundimi, nënkryetari i Komisionit Evropian duke folur për çështjen e Maqedonisë së Veriut në një intervistë për mediumin bullgar Bulgaria on air, deklaroi se, nuk ka “derë anësore” ose “korsi të shpejta” për anëtarësimin e vendit, por ai duhet të plotësojë të gjitha kushtet që janë vendosur si nga Bullgaria, ashtu edhe nga BE dhe se vendi duhet t’i zgjidh problemet para se të anëtarësohet në BE.
Teuta Buçi /SHENJA/