(VIDEO) Manastir, ish-drejtoresha e konviktit akuzohet për keqpërdorime të shumta

(VIDEO) Manastir, ish-drejtoresha e konviktit akuzohet për keqpërdorime të shumta

Pagesa për mëditje të pajustifikueshme, shpenzime për udhëtime të supozuara, punësime të paligjshme, shfrytëzim të automjetit zyrtar për udhëtime të rrejshme zyrtare brenda dhe jashtë shtetit. Ish drejtoresha e konviktit shtetëror “Mirka Ginova” akuzohet për disa vepra penale. Sipas Prokurorisë së Manastirit, ajo dyshohet për veprat penale të vazhdueshme “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “Falsifikim të dokumenteve” si dhe dy vepra tjera penale të parapara në Ligjin për Transformim në marëdhënie pune të rregullt.

Prokuroria Themelore Publike

E akuzuara gjatë vitit 2022 dhe 2023 një të punësuari i ka mundësuar pagesë të pabazuar kompensimi për pjesën e pa shfrytëzuar të pushimit vjetor, por edhe pas pensionimit i ka paguar mëditje dhe shpenzime për udhëtime të supozuara zyrtare si dhe i ka lejuar që ai të vazhdoj ta përdor telefonin zyrtar, me çka konviktit i ka shkaktuar dëm në vlerë totale rreth 140 mijë denarë”.

Po ashtu, Prokuroria thotë se ajo ka paguar edhe për veten shpenzime të pajustifikuara prej 8 176 denarë të cilat i ka bërë gjatë udhëtimeve zyrtare në Serbi dhe Hungari. Gjithashtu, duke mos realizuar procedurë për prokurim publik, direkt ka lidhur marrëveshje me një kompani për shërbime kontabiliste duke përfituar në mënyrë të paligjshme 180 000 denarë. Ndërsa, ka bërë edhe punësime pa miratimin e Ministrisë së Financave.

Prokuroria Themelore Publike

Gjatë viteve 2021, 22 dhe 23, e akuzuara, si drejtoresh e institucionit që ka më pak se 300 të punësuar, ka pasur të drejtë të angazhoj më së shumti nga 3 persona me kontratë pa pëlqimin e Ministrisë së Financave. Megjithatë, ajo çdo vit e ka tejkaluar këtë numër, në bazë të marrëveshjeve me shkrim, madje edhe me goj, personave të ndryshëm i ka paguar rreth 390 000 denarë nga buxheti i konviktit”.

Nga viti 2021-2024 kishte angazhuar më shumë persona me marrëveshje në vepër për periudhë me të gjatë se 24 muaj, pa pëlqimin e Ministrisë së Financave dhe në atë mënyrë ka paguar 712 000 denarë.

Veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, sipas Prokurorisë, drejtoresha i ka kryer që ta justifikoj mungesën e saj në institucion, duke përpiluar urdhëra udhëtimi të rrejshme sipas të cilëve ajo ka udhëtuar në rrethinën e Manastirit, Krushevës, Prilepit ose Shkupit me automjetin e saj zyrtar, megjithëse në atë kohë është vërtetuar se ajo ka dalë nga vendi me automjetin e saj zyrtar përmes pikave kufitare Mexhitlija, Qafthanë dhe Novo Sellë në udhëtime njëditore ose shumëditore.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING