(VIDEO) “Malet me mbeturina” në Shkup rrezikojnë përhajen e sëmundjeve që i bartin minjtë
Sëmundjet infektive të zorrëve, sëmundjet e transmetueshme nga insektet dhe sëmundjet e transmetueshme nga minjët, të cilët janë shumë të pranishëm në raste kur ka gjendje të tillë me mbeturinat, e rrezikojnë vendin nëse situata me mbeturinat e shumta vazhdon të mbizotrojë në kryeqytet. Kështu kanë bërë të ditur nga instituti i shëndetit publik. Epidemiologu Dragan Koçinski i shpalosi rekomandimet dhe masat e ISHP-së drejtë qytetarëve dhe institucioneve me qëllim të mbrotjes nga situata katoike me mbeturinat.
DRAGAN KOÇINSKI, EPIDEMIOLOG
“Ruani higjienën personale, përdorni doreza, maska, lani duart, përdorni dezinfektues duarsh pasi të hidhni mbeturinat, hudhni mbeturinat në mënyrë të përgjegjshme në kontejnerë, përzgjedhje, mbledhje dhe asgjësim i kujdesshëm i mbeturinave, mbyllni kapakët e kontejnerëve kur hidhni mbeturinat, shmangni kontaktin fizik të pambrojtur me mbeturinat etj”.
Duke folur për institucionet ata thane se duhet të bëhet largimi urgjent I mbeturinave në qytet të cilat e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
DRAGAN KOÇINSKI, EPIDEMIOLOG
“Largim urgjent dhe i menjëhershëm i mbeturinave të shpërndara në dhe jashtë kontejnerëve me të gjitha burimet teknike, njerëzore dhe financiare në dispozicion. Mobilizim urgjent për mbledhjen dhe largimin e grumbujve më të mëdhenj në zonat e populluara me ekspozimin më të lartë përparësi: spitalet, shtëpitë e pleqve, shkollat fillore dhe të mesme, parqet dhe këndet e lojërave, Shpëlarje, deratizim dhe dezinfektim urgjent dhe i jashtëzakonshëm i vendeve me mbeturina të shpërndara dhe kontejnerëve”.
Nga ISHP theksuan se momentalisht gjendja me epidemitë është stabile por paralajmëruan se gjendja mund të përkeqësohet nëse situata vazhdon të jetë e tillë edhe më tej.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

