(VIDEO) M-MAV mbështet gjykatën për ndalimin e grevës

Konkluzionet e Gjykatës Civile që ndalojnë grevën në M-NAV të inicuar nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror janë absolutisht të vërteta dhe të bazuara ligjërisht. Kështu deklaroi avokati i M-NAV Goran Nikolloski, i cili shtoi se vendimi gjyqësor është marrë nga një gjyqtar me përvojë që ka lënë gjurmë në gjykatë.
Goran Nikolloski, avokati i M-NAV
“Gjykata vërtetoi saktë se njoftimi i grevës nuk përmban një kërkesë për mbrojtjen e të drejtave të punësimit, se nuk është zbatuar asnjë procedurë për mbrojtjen e të drejtave të punësimit dhe se Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror si degë nuk ka legjitimitet ligjor për të organizuar, zbatuar dhe zhvilluar greva”.
Duke përcjellur qëndrimin e Këshillit Drejtues të M-NAV, përfaqësuesi ligjor i këtij institucioni, u shpreh se organizimi i grevës është hakmarrje personale e kryetarit të Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror Aleksandër Tasevskit.
Ndërkohë, Sindikati ka reaguar pas kësaj deklarate. Ata hedhin poshtë pohimet e udhëheqësisë së M-NAV se nuk kanë legjitimitet juridik për organizimin e grevës. Kryetari Tasevski shprehet se kanë të drejtë të plotë për organizim të grevës.
Aleksandër Tasevski, kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror
“Sipas ligjit parashihet që çdo sindikatë vertikalisht, qoftë sindikatë punëdhënësish, sindikatë dege apo Lidhja e sindikave, ka të drejtë të organizojë grevë. Nga ky aspekt, edhe ne kemi të drejtë të plotë”.
Lidhur me akuzat se greva bëhet për interesa personale të tij dhe lidhur me atë që në njoftimin për grevë mungojnë kërkesat, Tasevski theksoi se greva është paralajmëruar përshkak të mos përmbushjes së marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2023.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/