(VIDEO) Lufta kundër korrupsionit prioritet në rrugën drejt BE-së

(VIDEO) Lufta kundër korrupsionit prioritet në rrugën drejt BE-së

Afrimi me BE-në si qëllimi ynë më i rëndësishëm strategjik do të thotë forcim i llogaridhënies së institucioneve, përmirësimin e funksionalitetit të tyre si shërbim ndaj qytetarëve dhe si motor i përparimit socio-ekonomik dhe një cilësie më të mirë jetese. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, në fjalimin e saj në fillim të takimit të punës në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të progresit të arritur nga institucionet e përfshira në luftën kundër korrupsionit së bashku me shefin e Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.

SLLAVICA GRKOVSKA , ZËVENDËSKRYEMINISTRE PËRGJEGJËSE PËR POLITIKA TË QEVERISJES SË MIRË, SLLAVICA GRKOVSKA

“Institucionet duhet të jenë më të përgjegjshme dhe më të shkathëta sepse përparimi i vendit varet nga ju dhe nga të gjithë ne. Ne duhet ti dimë masat se përse e kemi kërkuar këtë, sepse duhet të dimë se çfarë masash dhe aktivitetesh duhet të ndërmarrë çdo institucion në mënyrë që më pas të diskutojmë dhe vlerësojmë se sa të rëndësishme dhe të përshtatshme janë ato, nëse janë në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian”.

Ambasadori  Evropian Dejvid Gir deklaroi se korrupsioni është ndër çështjet më të rëndësishme, sepse anëtarësimi në BE kërkon një shtet të drejtë dhe jo të korruptuar.

DEJVID GIR, EUROAMBASADOR

“Duhet te shohim se çfarë është ndërrmarë dhe si të vazhdohet në reformat për ndryshime , lufta kundër korrupsionit është ndër më të rëndësishmet për arsye se Maqedonia e Veriut tashmë është e kuqyr në  negociatat për anëtarësimin në BE ku përparimi  në këtë pikë do të jetë më rigoroz dhe duhet të përmbushet e gjithë ajo që kërkohet”.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Gërkovska deklaroi se kjo është një luftë që nuk varet nga një person, nga një qeveri, por varet nga të gjithë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING