(VIDEO) LSDM: VMRO humbi 140.000 vota, 7 deputetë më pak!
“VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se LSDM mbetet partia më e fortë opozitare dhe se është në rrugë për të fituar më shumë komuna sesa VMRO-DPMNE në vitin 2017”. Kështu kanë reaguar nga partia opozitare maqedonase LSDM. Sipas tyre, Mickoski është në shok nga rezultati zgjedhor, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta mashtruar publikun me njoftime triumfaliste.
LSDM
“Fakt është që ata humbën 140.000 vota, fakt është që nëse nesër do të kishte zgjedhje parlamentare do të fitonin 7 deputetë më pak, dhe se dështuan të gjitha planet për pasokizimin e LSDM-së, për të cilin kishin punuar aq shumë”.
Prandaj, theksojnë nga LSDM, Mickoski dhe VMRO-DPMNE lëshojnë çdo ditë njoftime për t’i motivuar në mënyrë të rreme votuesit e tyre, por realiteti sipas tyre, është krejt ndryshe.
Ata informojnë se partia e Filipçes vazhdon fushatën e saj në 17 komuna, ndaj i ftojnë qytetarët të dalin masovikishtë në votime dhe të mbështesin kandidatët e tyre.
Samir Mustafa /SHENJA/

