(VIDEO) LSDM: Sulmi i policisë në shtëpinë e drejtoreshës dëshmon se regjimi u kthye

(VIDEO) LSDM: Sulmi i policisë në shtëpinë e drejtoreshës dëshmon se regjimi u kthye

Sulmi brutal i policisë në shtëpinë e drejtoreshës së shkollës së mesme ‘Krste Petkov Misirkov’ në Demir Hisar, Maja Lozanovska, është edhe një dëshmi se regjimi është kthyer”. Kështu thuhet në një ragim të LSDM-së pas publikimit të një video ku shihet një shef policie në shtëpinë e drejtoreshës dhe një debati mes tij dhe djalit të saj.

Sipas LSDM-së, kjo është pamja e çdo regjimi – polici e vënë në shërbim të presionit politik dhe shkarkimit të paligjshëm të një drejtoreshe të shkollës së mesme, me qëllim që para zgjedhjeve të vendoset një kuadër partiak i VMRO-DPMNE-së.

LSDM

Tani qytetarëve u është bërë krejtësisht e qartë pse u bënë ndryshimet në Ligjin për polici dhe në Ligjin për punë të brendshme, që i realizoi Pançe Toshkovski – për partizim të plotë të policisë, përndjekje politike dhe keqpërdorim në qëllime partiake të VMRO-DPMNE-së. Policia po kthehet në një dorë të zgjatur të VMRO-DPMNE-së, ndërsa viktima janë qytetarët. Sot është një drejtoreshë shkolle të mesme, nesër mund të jetë dikush tjetër”.

LSDM kërkon që menjëherë të ndalet, siç e quajnë ata, presioni brutal dhe shkarkimi i paligjshëm i drejtoreshës Maja Lozanovska.

Plicia me urdhër gjykate ka kryer kontroll në shtëpinë, zyrat dhe automjetin e drejtoreshës Lozanovska.

Sipas Prokurorisë, aksioni është ndërmarrë për shkak të dyshimeve për veprën penale “Falsifikim dhe shkatërrim të librave afariste”, me qëllim sigurimin e objekteve të lidhura me rastin. Prokuroria nuk ka lëshuar urdhër për ndalim apo marrje në pyetje urgjente të Lozanovskës. Kontrolli është kryer gjatë kohës që drejtoresha ka qenë në pushim mjekësor. /SHENJA/

MARKETING