(VIDEO) LSDM sot zyrtarizon emrat në listat për zgjedhjet parlamentare

(VIDEO) LSDM sot zyrtarizon emrat në listat për zgjedhjet parlamentare

LSDM pasdite do të mbajë kongres në të cilin do të zyrtarizohet vendimi për listat e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 2024-ës më 8 maj. Sipas të dhënave nga mbledhja e ditës së djeshme në parti, bartës i listës së partisë dhe koalicionit në njësinë e parë zgjedhore është Dimitar Kovaçevski, I cili do të shoqërohet nga Monika Zajkova. Në njësinë e dytë zgjedhore i pari është Oliver Spasovski, ndërsa pas tij qëndron Fatmir Bytyçi. Në Njësinë e Tretë janë Sanja Llukarevska dhe Ljupço Nikollovski, në të Katërtën Venko Filipçe dhe Jovana Trençevska, në të Pestën Jovan Mitreski dhe Bisera Kostadinovska, ndërsa në Njësinë e Gjashtë listën e kryeson Sllavjanka Petroska dhe pas saj është Agron Demiri.

Ndërkaq VMRO-DPMNE-ja deri më tani është përcaktuar vetëm për bartësin e listës zgjedhore në njësinë numër 5, ndërkaq për të dielën paralajmërojnë promovim të programit.

Zyrtare, deri më tani të listave për deputetë nuk ka nga BDI-ja me koalicion edhe pse në opinion përfliten disa emra. Ndërkaq opozita e bashkuar shqiptare VLEN tashmë ka bërë të njohur emrat. Bartës në zonën 1 është Izet Mexhiti, në zonën 2 Afrim Gashi, bartës në zonën 6 është Bilall Kasami. Ndërsa në zonën pesë bartësi i listës do të bëhet publik brenda pak ditëve. Listat e kandidatëve për deputetë në Kuvend i dorëzohen KShZ-së nga përfaqësuesit e autorizuar më së voni deri në mesnatë të datës 2 prill, 35 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING