(VIDEO) LSDM: Qeveria e Mickoskit hap dyert për 10 mijë “punëtorë ekonomik”
“Edhe pse në Maqedoni ka ende pothuajse 100.000 të papunë, qeveria ka vendosur të sjellë 10.000 “punëtorë ekonomikë” të huaj”. Kështu deklaroi anëtarja e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Renata Mladenovska gjatë presskonferencës së sotme për mediat, nga ku thotë se Qeveria e Mickoskit ua hapi dyert të ashtuquajturve “punëtorë ekonomikë” me një vendim për 10.000 punëtorë të rinj të huaj në vitin 2026, duke shtuar se edhe numri është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Procedurat u shkurtuan, kohëzgjatja e lejeve u zgjat, sipas saj, këto ndryshime ligjore krijuan një kornizë ligjore për mbajtjen afatgjatë në vend, sigurisht nëse ka një “partner strategjik”.
RENATA MLADENOVSKA, ANËTARE E BORDIT EKZEKUTIV TË LSDM-SË
“Të ashtuquajturit ‘punëtorë ekonomikë’ po vijnë. Ajo që po përgatitej tani ka filluar. Së pari, qeveria përfundoi një ‘marrëveshje strategjike’ që u raportua nga mediat britanike. Në dhjetor, mediat britanike njoftuan gjithashtu se sipas kësaj marrëveshjeje, migrantët do të kishin mundësinë të merrnin viza pune në Maqedoni për të punuar në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore”.
Ajo shton se gjithçka që po përgatitej po ndodh, dhe madje në një kohë kur punëtorët maqedonas kanë pagat më të ulëta në rajon dhe në Evropë.
RENATA MLADENOVSKA, ANËTARE E BORDIT EKZEKUTIV TË LSDM-SË
“Kur u ngrit tema, qeveria miratoi një Rezolutë në Parlament – një Dekret për të ndaluar opozitën të flasë për migrantët. Tani është marrë një vendim për të hapur dyert për 10.000 punëtorë të rinj të huaj. Gjithçka që po përgatitej po ndodh, po realizohet”.
Ajo theksoi të gjithë do të duhet të mësohemi me faktin se nuk do të ketë paga më të larta, pasi që “Punëtorët ekonomikë” siç i quan ajo, po vijnë tek ne.
Anida Murati /SHENJA/

