(VIDEO) LSDM: Qeveria do t’i sjellë emigrantët në këmbim të parave!

(VIDEO) LSDM: Qeveria do t’i sjellë emigrantët në këmbim të parave!

Kryeministri Hristijan Mickoski ju bëri thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa penale ndaj personave të cilët siç tha ai po shpërndajnë frikë dhe panikë tek qytetarët, se në vendin tonë do të vijnë migrantë. Mickoski thotë se kur kryeministri dhe ministrië kompetente mohojnë se ekzsiton marrëveshje me Britaninë për migrantët, ndaj personave që vazhdojnë të shpërndajnë informacione të tilla, referuar LSDM-së, shton se është e udhës që ata të përgjigjen penalisht. Ai përsëriti qëndrimin se do të dalë nga politika nëse deri në pranverë LSDM sheh që vjen një migrant.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Kur ka mohim zyrtar nga kryetari i Qeverisë, nga ministritë kompetente, të jashtëm të brendshëm, mendoj se nga ky moment e tutje e kalojnë rubikonin me vetëdije dhe edhe krahas demanteve po shpërndani panik dhe frikë dhe për këtë në Kodin Zgjedhor parashihen sanksione të caktuara dhe ju bëjë thirrje organeve kompetente që të dalin nga kthetrat e pushtetit të kaluar LSDM-BDI dhe kundër këtyre personave të ngrejnë procese sepse shumë qytetarë me të drejtë janë shqetësuar”.

Ndërsa LSDM vazhdon me akuza ndaj pushtetit se Qeveria po sjellë migrantë për para.

LSDM

Me kreditin prej 6 milion eurosh ti paguajmë migrantët, ti ushqejmë dhe ti paguajmë ndërtimin e qendrave sociale për ta. Kështu duket politika ‘partiotike’ e VMRO-DPMNE-së. LSDM e antarsoi Maqedoninë në NATO për ta ruajtur sigurinë dhe kufijtë e shtetit, ndërsa VMRO-DPMNE e rrezikon sigurinë me planë për sjellje të migrantëve për para”.

Kryeministri i kujtoi LSDM-së se kanë qenë ata që në seancë qeveritare kanë votuar për ndërtim kampesh private të migrantëve, për të cilat tha se kishte protesta edhe nga VMRO. Ndërsa në deklaratën e tij se në vlerat themelore të VMRO-DPMNE-së është politika anti-migrante thotë se atëherë janë akuzuar si parti ksenofobe.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING