(VIDEO) LSDM: Pas shumë manipulimeve kryeministrit nuk mund t’i besohet

(VIDEO) LSDM: Pas shumë manipulimeve kryeministrit nuk mund t’i besohet

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzevska, në një konferencë për media theksoi se nga kryeministri Hristijan Mickoski opinioni publik ka qenë dëshmitar i shumë deklaratave manipuluese. Ku nga deklarata e fundit, ai pretendoi se pas zjarreve në Maqedoni të Veriut qëndrojnë qendra të huaja të fuqisë dhe sulme hibride.

Kuzevska thotë se në vend që të ofrohen dëshmi, informacione të besueshme, përgënjeshtrimi erdhi pikërisht nga ministri i tij i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

BOGDANA KUZEVSKA, LSDM

Fjalët mund të shkaktojnë frikë, panik apo të ndikojnë në stabilitetin e shtetit. Është jashtëzakonisht e papërgjegjshme që një kryeministër të lejojë vetes të bëjë pretendime pa fakte dhe pa prova, vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet politike. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk janë vetëm të paaftë – ata janë një rrezik. Rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, rrezik për institucionet të cilat i kanë degraduar në zero dhe rrezik për shtetin në tërësi”.

Kuzevska thotë se opinioni e di se kryeministri ka keqpërdorur situatën e sigurisë dhe institucionet për të fshehur paaftësinë e tij në përballjen me zjarre, dhe se në tetor të vitit të kaluar Mickoski nga foltorja e Kuvendit akuzoi se ishte ndjekur me dronë, ku asnjëherë nuk u publikuan prova dhe rasti i paralajmëruar me bujë përfundoi në dështim theksoi ajo.

Gjithashtu, zëdhënësja e LSDM-së tha se Mickoskit nuk mund t’i besohet, sepse fjala e thënë publikisht nga një kryeministër, ka peshë dhe mban përgjegjësi të madhe. /SHENJA/

 

MARKETING