(VIDEO) LSM: paga minimale aktuale, sfidë për mbijetesë

Jetesë e shtrejtë, çmime të larta, paga të rritura të zrytarëve qeveritarë por jo rritje pagash për popullin, ky është imazhi aktual i RMV-së. I pyetur nga TV SHENJA lidhur me çështjen e kërkesave për rritje të pagës minimale nënkryetari I LSM-së Ivan Peshevski tha se komisioni për vërtetimin e përfaqsueshmërisë së sindikatave ka mbaruar punë me numërimin e anëtarëve të sindikatave, është konstatuar që LSM i plotëson kushtet për përfaqsueshmëri dhe se e vetmja gjë që e presin tani është nënshkrimi i vendimit nga ministri i Ekonomisë që siç thotë Peshevski, më pas të mund të vazhdojnë bisedimet lidhur me rritjen e pagave. Ai akuzoi Qeverinë që këtë proces e ka zhvilluar shumë ngadalë me qëllim të blerjes së kohës.
MARKETING
IVAN PESHEVSKI, NËNKRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË
“Ajo që me siguri mund ta them është që komisioni për verifikimin e përfaqsueshmërisë së sindikatave e ka kryer punën lidhur me këtë, janë kontrolluar të gjitha listat, është konstatuar numri për 63000 anëtarë në LSM, që nënkupton se e kemi plotësuar kushtin që të jemi sërisht përfaqësues me mbi 10% nga numri I përgjithshëm i të punësuarve në të gjithë territorin e RMV-së
Ndërkohë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, të pyetur nga TV SHENJA janë përgjigjur shkur për këtë çështje.
MINISTRIA E EKONOMISË DHE PUNËS
“Komisioni punon, procedura po vazhdon dhe pritet qe te pergatisim zgjidhje ne afat sa me te shkurter”.
Peshevski tha se shpresojnë që së shpejti të nënshkruhet vendimi nga ministri I ekonomisë në mënyrë që siç thotë ai të vazhdojnë t’i argumentojnë kërkesat për rritje të pagave.” Të ulemi sërisht të diskutojmë për pagat, të shohim deri ku është shporta konsumuese të cilën po e përgadit qeveria, ti japim argumentet tona lidhur me shpenzimet e jetës dhe të ardhurat që iu duhen familjeve për të mbijetuar dhe se pse kërkojmë pagë minimale 500 euro, sepse me shportën sidnikale prej 63.000 denarëve dhe pagat aktuale populli nuk po mund të mbijetojë”, theksoi ai.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/