(VIDEO) LSDM nis fushatën për të zbardhur të vërtetën për tragjedinë në Koçan

(VIDEO) LSDM nis fushatën për të zbardhur të vërtetën për tragjedinë në Koçan

Personi i parë i mbrojtur i VMRO-DPMNE-së për përgjegjësinë e tragjedisë në Koçan, është Dejan Salltirovski”. Kështu thotë nënkryetarja e LSDM-së, e cila parti ka nisur një seri konferencash siç i kanë quajtur ata “E vërteta për Koçanin”. Sipas nënkryetares Kaja Shukova, pikërisht prokurori Lubomir Joveski i cili kërcënoheshte se do të shkarkohet nga pushteti aktual, një ditë më parë e mbylli hetimin pa asnjë funksionar të dyshuar të VMRO-DPMNE-së.

MARKETING

Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së

Prokuroria dhe Qeveria duhet të përgjigjen se përse nuk ka akuzë kundër shefit të policisë të SPB Shtip, Dejan Slltirovski? Ai e ka ditur ose është dashur ta dijë se në urdhërin për aksion kontrolle, në kundërshtim me procedurat standarde operacionale, qëndron se dyert e diskotekës Puls, do të jenë të mbyllura. Përse Prokuroria nuk e publikon videon në të cilën shihet shefi i SPB-së gjatë orës 12:30 deri në 01:20, para diskotekës Puls?”

Apo ndoshta, pyet LSDM Dejan Salltirovski në ndërkohë e ka falsifikuar dokumentin se natën e tragjedisë nuk ka qenë në punë.

Sipas partisë opozitare, Salltirovski është mbrojtur nga përndjekja penale sepse është në lidhje familjare me Orce Todorovskin, që është njëri nga biznesmenët, thonë ata, më të ngushtë të Hristijan Mickoskit. Apo, shtojnë më tej, përshkak se është i mbrojtur nga ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, sepse Salltirovski ka qenë avokat i tij.

LSDM bënë me dije se do të vazhdoj me preskonferencat, në të cilat siç njoftojnë, do të publikojnë informacione që kanë lidhje me tragjedinë në Koçan.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING