(VIDEO) LSDM: Mickoski të mbajë premtimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese

(VIDEO) LSDM: Mickoski të mbajë premtimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese

LSDM i bën thirrje liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski që të bëjë një lëvizje shtetërore dhe të tregojë se për të është e rëndësishme e ardhmja evropiane e vendit.

MARKETING

Partia në pushtet rikujton se janë plotësuar të gjitha kërkesat që Mickoski i ka theksuar në takimin e liderëve me Kovaçevskin dhe i bëjnë thirrje atij që ta përmbushë premtimin e tij për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska deklaroi se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryetari i VMRO-së për të votuar ndryshimet kushtetuese.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Hapi që bëri BDI me dorëheqjet e ministrave për është sinjal për Mickoskin, i cili duhet ta realizojë premtimin e dhënë publikisht. Tani, është koha që Hristian Mickoski të dëshmojë nëse ka kapacitet për të qenë burrë shteti, nëse i intereson e ardhmja evropiane e vendit apo kujdeset vetëm për vendin e tij në Pallatin e Bardhë”

Kuzeska deklaroi se me vendimet e miratuara më parë të Këshillit Qendror të LSDM-së, si dhe me vendimin e fundit të BDI-së, praktikisht janë përmbushur të gjitha kërkesat që lideri i VMRO-së që i ka theksuar në takimin e liderëve. /SHENJA/

MARKETING