(VIDEO) LSDM: Mickoski ndërron korsi, kontratën që e quante krim tani e quan madhështore

(VIDEO) LSDM: Mickoski ndërron korsi, kontratën që e quante krim tani e quan madhështore

Partia opozitare maqedonase LSDM ia ka rikujtuar kryeministrit Hristijan Mickoski deklaratat e tij rreth Marrëveshjes me kompaninë “Bechtel dhe Enka”. Nga LSDM thonë se kur ishte në opozitë, Hristijan Mickoski tha se marrëveshja me Bechtelin dhe Enkën ishte krim historik.

LSDM

Marrëveshja mes qeverisë dhe Bechtel-it dhe Enkës hapi 10 dilema për krimin historik’, ‘Janë të kapur në një krim të rëndë’, ‘Krimin me Bechtel-in dhe Enkën do ta fshehin me ligj’, ‘Kjo është grabitje historike’. Kështu fliste Mickoski deri para pak muajsh. Ai erdhi në pushtet, u ul në kolltukun e kryeministrit dhe Mickoski ndërroi menjëherë korsinë. Papritmas çdo gjë është ndryshe, gjithçka është shumë e mirë”.

Ata shtojnë se Mickoski dhe Nikollovski po mburren me të njëjtin projekt nga Marrëveshja me Bechtel dhe Enka dhe thonë se zgjidhja do të jetë e mirë për shtetin dhe qytetarët.

Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski tha se ata si Qeveri vazhdojnë të punojnë me përkushtim për realizimin e Koridorit 8 dhe 10. Madje i pari i qeverisë ka falënderuar Bechtel-in dhe Enkën.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Sot jemi këtu në vendin që është pjesë e Korridorit 8 dhe të shtunën nga sa kemi shqyrtuar deri më tani me personat përgjegjës nga kompania “Behtel”, gjegjësisht konsorciumi “Behtel dhe Enka”, do të vizitojmë edhe vendin tjetër ku ndërtohet, e ai është pjesa në mes të Prilepit dhe Manastirit.Kjo është ajo që duhet të jetë prioriteti ynë dhe nga puna e katër muajve të kaluara si Qeveri dhe tre muaj si kryesi në NPRRSH, mund të vërehet se janë bërë dyfish, trefish më shumë në krahasim me dy vjet më parë”.

Duke informuar për eceruninë e këtij projekti, nga Konsorciumi Bechtel/Enka Projekti, theksuan se me ndërtimin e korridorit 8 nënkupton rrugë më të shpejta dhe më të sigurta, Është i një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët dhe sigurisht për bizneset dhe që kontribuon në një zhvillim shumë më të madh socio-ekonomik. Më shumë se 750 anëtarë të ekipit janë vendas nga aktivitete të ndryshme dhe ne do të vazhdojmë ta rrisim këtë numër me avancimin e projektit, tha më tej përfaqësuesja e “Bechtel /Enka”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING