(VIDEO) LSDM: Mickoski jeton jashtë realitetit!

(VIDEO) LSDM: Mickoski jeton jashtë realitetit!

Partia opozitare maqedonase LSDM, i ka reagur kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili tha se çmimet edhe inflacioni janë ulur. Sipas LSDM-së, Mickoski jeton jashtë realitetit, pasi ata potencojnë se ekonomia po fundoset, ndërsa qytetarët mezi po ia dalin mbanë.

LSDM

Ndërsa Mickoski flet për ‘suksese ekonomike’, qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë, rritja e pagave ka stagnuar dhe standardi i jetesës po bie. Kjo është realiteti në vend. Rritja e çmimeve nga njëra anë dhe stagnimi i pagave nga ana tjetër e vështirësojnë jetën e qytetarëve, të cilët detyrohen të heqin dorë nga nevojat bazë për të mbijetuar muajin”.

Nga opozitarja theksojnë se sipas projeksioneve të Bankës Botërore, Maqedonia e Veriut do të jetë në fund të rajonit për nga rritja ekonomike, me një rritje të parashikuar të PBB-së prej vetëm 2,7% këtë vit. Në vend që të merret me “matematikë të gëzueshme” që nuk pasqyron gjendjen e vërtetë, nga partia e Filipçes dekelarojnë se kryeministri duhet të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve ekonomike që i mundojnë qytetarët. Ata shtojnë se politikat e deritanishme të Mickoskit nuk kanë sjellë përmirësim të standardit të jetesës. Përkundrazi, siiç theksojnë ata, pasiguria ekonomike dhe padrejtësia sociale janë shtuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING